FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD

Partia Demokratike arrin marrëveshje me Partinë Agrare Ambjentaliste. Burimet bëjnë me dije se Basha ka rënë dakord me Dukën për të futur në lista të sigurta të PD-së tre deputetë të PAA në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Rreth orës 22:10, Duka ka takuar Bashën në selinë blu për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Po sipas burimeve PD ka arritur marrëveshje dhe me PR e Mediut.  Ndërkohë PD pritet të publikojë dhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kryesinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, kreu i PAA Agron Duka u shpreh:

Duka: Unë, Mediu, Ndoka, Shehi dhe Dule jemi ne lista.Gjithë partitë aleate parlamentare por dhe të gjithë joparlamentare nuk ka parti të regjistruar, mundet të regjistrohet Mediu teknikisht për të përfituar numëruesit.

Sa deputetë përfituat ju në listë?

Duka: Atë do ta thotë Basha kur të publikojë dhe çojë emrat në KQZ pas një orë, një orë e gjysmë.Qëllimet tona i përmbushëm.

Janë mbyllur listat e PD?

Duka: Di që kanë mbyllur listat tona, por pothuajse janë mbyllur të gjitha listat.

Po sipas burimeve PD ka arritur marrëveshje dhe me PR e Mediut. Pritet vendimi për AK, e Kreshnik Spahiut.

Ndërkohë PD pritet të publikojë dhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. PD do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kryesinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?