Duka prezanton kandidatët: Supriza e 25 qershorit

Kreu i PAA-së, Agron Duka, “përfitoi” nga hapja e fushatës së PD-së, duke prezantuar edhe tre kandidatët e PAA-së, (veten) dhe dy kandidatët e tjerë: Fuad  Haxhiymeri dhe Olsi Çukaj, prezantim ky në facebook. Në një postim në rrjetin soical, Duka karshi foto-s, ka shkruar se kandidatët e PAA-së janë surpriza e 25 Qershorit.

Fuad Haxhiymeri, kandidati i PAA-së por që është futur në listën e PD-së për qarkun e Tiranës, në vendin e  13-të dhe kandidati tjetër, Olsi Çukaj, kërkon mandatin në qarkun e Fier, në vendin e pestë, duket se janë deputetët e ardhshëm të kuvendit.

Marrëveshja e Bashës me Dukën nuk ka qenë e lehtë deri tek negocimi. Kjo pasi nga aleatët, vetëm PAA-ja e Dukës, ka tre kandidatë që kandidojnë nën logën e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?