Duka: Shumë shpejt, “non grata” do të shpallet gjithë “Rilindja”!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për refuzimin e vizës nga SHBA për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Duka thotë se shumë shpejt SHBA do të shpallë “non grata” gjithë Rilindjen.

“Shumëkujt deklaratat, qëndrimet dhe akuzat e opozitës, mund t’i kenë tingëlluar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një individ, por me një grupim të strukturuar, shembja e të cilit do të vijojë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!”,- deklaron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?