FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dule: Zjarri përpiu plantacione në Mursi, Rama përpilon lista

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka reaguar ndaj listës së zezë të Kryeministrit Rama.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter ai thotë se ndërkoh që zjarri djeg plantacione agrumesh në Mursi, Rama është i zënë duke  “përpiluar i lista”.

“Zjarri përpiu plantacione agrumesh në Mursi. Sherbimi zjarrfikës as vetë nuk mundet, edhe asistencë nga fqinjët nuk denjon të kërkojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë Rama dhe qeveria e tij “janë të zënë” duke “dëgjuar” popullin dhe “përpiluar lista”. Media hesht që të mos i shqetësojë!”, Shkruan Dule.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në mbi 3 mijë denoncime online, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport në faqen e tij në Facebook me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administratën e shtetit.

Sipas tij, 70 zyrtarë i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.

dule

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?