Dy ministra ose ish-ministra kanë rënë në përgjimet e dosjes “339/1”
Dy ministra ose ish-ministra kanë rënë në përgjimet e dosjes “339/1” dhe emrat pritet të dalin së shpejti në publik. Të paktën kështu ka deklaruar analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ai u shpreh se këta dy ministra ose ish-ministra janë përgjuar duke komunikuar në telefon me persona të dyshimtë.
Lorenc Vangjeli: Do dëgjosh që në këtë dosje dalin emrat e dy ministrave, një në qarkun e Durrësit dhe një tjetër.
Blendi Fevziu: Ministër aktual?
Lorenc Vangjeli: Ministër ose ish-ministër po them për momentin.
Blendi Fevziu: Por çfarë bëjnë këta?
Lorenc Vangjeli: Flasin dhe bisedojnë me personazhe të cilët kanë në karrierën e tyre gjëra të tjera. Ka një dosje tjetër…
Blendi Fevziu: 184?
Lorenc Vangjeli: Jo jo, lere atë, është një tjetër, ca më e rëndë akoma, peshon shumë, 613 kg, janë kokainë ato.
KOHA JONË SONDAZH

