Dy vajza 9 vjeçe të zhdukura mes flakëve në Athinë. I rrëmbyen?

“Të zhdukura” konsiderohen tani dy vajzat binjake 9 vjeçe. Një “Amber Alert” është publikuar kudo me të dhënat e tyre.

Dy vajzat rezultojnë zyrtarisht të zhdukura, pavarësisht shpresave të babait të tyre, që i pikasi ato në pamjet televizive të marra nga një kamera në një barkë shpëtimi.

Prindërit e vajzave kanë vizituar të gjitha spitalet dhe morgjet dhe kanë dhënë ADN-në e tyre për t’i gjetur mes të vdekurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy vajzat nuk gjenden as në listën e të mbijetuarve në port. Misteri rëndohet më shumë pasi një burrë me mjekër shfaqet pranë tyre dhe pretendon se ato janë fëmijët e tij. Amber Alert është një sistem alarmi për rrëmbimin e fëmijëve që e ka origjinën nga SHBA-ja në vitin 1996.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë, ngjarja si i pa babai fëmijët e tij dhe videoja e televizionit grek, ku ato shfaqen krah burrit me mjekër:

Image

Image

VIDEO/ Greqi, shtohet misteri për binjaket 9 vjeçe të humbura nga zjarri: Kush ishte burri me mjekër?

Një dramë më vete po zhvillohet në Greqi lidhur me fatin e dy vajzave binjake të humbura në arratinë e njerëzve. Bëhet fjalë për dy vajza 9-vjeçare të mbijetuara falë një varke që i mori, për të cilat një burrë me mjekër pranë tyre pretendoi se ishin fëmijët e tij.

Policia greke tani po e kërkon këtë burrë për të sqaruar ngjarjen, pasi babai i binjakeve të humbura, në një video që e ka parë të transmetohej, ka thënë se ato aty ishin vajzat e tij.

Një dëshmitar tha se babai i vajzave, Yannis Philippopoulos, që i njohu 9-vjeçaret kur pa pamjet në televizion, tha se ato ishin ndër të mbijetuarit në një barkë në portin e Rafinës të hënën në darkë.

Por, një burrë me mjekër që shfaqej pranë vajzave në barkë pretendoi se dy vajzat që dukeshin në video ishin të afërmet e tij dhe dy tjerat, të pagëzuarat prej tij.

Sipas disa burimeve, burri me mjekër kishte zbritur në port dhe Policia greke është duke e kërkuar atë.

Familja e dy vajzave 9-vjeçare është në ankth të madh për fatin e tyre dhe bën thirrje se kush ka ndonjë informacion të telefonojë numrin 110 të Policisë, ose numrin 199 të Zjarfikësve ose numrin 108 të Rojes Bregdetare,

Sipas babait të dy vajzave, dy vogëlushet nuk ishin regjistruar në Port ndërmjet të shpëtuarve. Megjithatë, mosregjistrimi mund të shpjegohet me panikun e orëve të para të shpëtimit.

Sipas tij, edhe Roja Bregdetare kishte thënë që fëmijët e tij nuk ishin regjistruar me të shpëtuarit, mundet për të njëjtën arsye, panikun, pasi nxitohej për të shpëtuar barkat e tjera në rrezik.

“Porti i regjistroi 25 të shpëtuarit në Portin e Rafinës”

“Porti i ka regjistruar 25 të mbijetuarit nga një anije, mes tyre edhe katër vajza”, tha Dimitris Perifanos, kapiteni i anijes në të cilën babai njohu dy binjaket e tij të zhdukura, por kapiteni tha se nuk mund ta dinte nëse dy nga katër vajzat që shpëtoi me anijen e tij ishin binjaket Sophia dhe Vasiliki Filippopolou.

Kapiteni Peifanos tha: Ne shkuam për të shpëtuar dhe kemi marrë 25 njerëz. Midis tyre janë dhe katër vajzat. Nuk e di nëse janë binjaket që po kërkojnë. Unë e kam ndihmuar babën e tyre dhe shërbimet përgjegjëse. I shpëtova, kam marrë 25 vetë në thellësinë dy milje. I çova në portin e Rafinës. Kishte njerëz që regjistronin të gjithë ata që mbërrinin atje. Nuk kishte panik. Nuk e di nëse këta njerëz i gjetën prindërit e tyre, isha me nxitim për t’u kthyer dhe ndihmuar të tjerët.

Kapiteni foli dhe për televizionin Skai, ku tha: “I pyeta kolegët e mi për këto vajza dhe një grua që ulej pranë tyre. Ata kishin përshtypjen se ata ishin të shoqëruar,” tha ai për kameran e SKAI. Kur këta njerëz të shpëtuar mbërritën në breg, i pa fëmijët që ikën me familjen tjetër dhe dy vajzat e tjera me babanë e tyre.”/SYRI.NET

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?