Dy vjet nga miratimi i reformës, çfarë ka ndodhur me sistemin e drejtësisë
Kane kaluar dy vjet nga momenti kur 140 deputetet e parlamentit miratuan ndryshimet ne kushtetute qe skicuan një sistem te ri drejtësie ne Shqipëri. Ky sistem bazohej se pari ne skanimin e te gjithë trupës se magjistratëve për ti pastruar nga te korruptuarit e se dyti ndërtimi i një arkitekture te re qe do te garantonte drejtësi por edhe lufte kundër korrupsionit.
Pas dy vjetësh vetëm elementi i pare po funksionon, Vetingu, por edhe ky proces me shumë pikëpyetje dhe akzua për njanshmëri dhe standarde të dyfishta.
Ndërtesa e re e drejtësisë ende nuk ka nisur te ngrihet dhe janë 7 organe për te cilat nuk mund te thuhet se kur do te jene funksionale pa llogaritur bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës se Lartë, raporton Vizion Plus.
Ne 1 dhjetorin e 2017 organet e Vetingut nisen procesin e skanimit për 65 magjistratët qe janë ne kupolën e sistemit te drejtësisë ose synojnë te shkojnë ne poste kyçe.
Deri me tani ka mbaruar kontrolli për 28 gjyqtare dhe prokurore nga këta 12 nuk e kaluan dot Vetingun dhe e kane humbur te drejtën te jene pjese e sistemit te drejtësisë, ndërsa 16 magjistratë e kane kaluar provën.
Vetingu u konceptua ne kushtetutën si baza e te gjithë sistemit te ri te drejtësisë dhe rrjedhimisht asnjë institucion nuk mund te ngrihet pa ecur para ky proces.
Këshilli i emërimeve nuk mund te kryeje asnjë funksion ne lidhje ne kandidatet për Gjykatën Kushtetuese sepse nga 11 anëtarë vetëm dy e kane kaluar Vetingun.
6 anëtarët e Këshillit te Larte Gjyqësor nuk mund te zgjidhen sepse nga 15 kandidatet vetëm 5 janë konfirmuar ne detyre.
6 anëtarët e Këshillit te Larte te Prokurorisë gjithashtu nuk mund te zgjidhen sepse nga 19 kandidate vetëm 5 e kane kaluar Vetingun.
E pa u ngritur këto dy institucione nuk mund te filloje nga puna struktura e posaçme kundër korrupsionit apo byroja e famshme kombëtare e hetimit qe do te asistohej nga FBI.
Pritshmërite janë qe Vetingu për kandidatet e këtyre institucioneve te përfundojë brenda verës e ne vjeshte sistemi i ri i drejtësisë për te cilin u luftua aq ashpër dy vjet me pare do te nise te funksionoje.
KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË
Nga Prokuroria e Përgjithshme:
1. Anila Leka – kaloi Vetting-un
2. Kostaq Beluri – kaloi Vetting-un
3. Ramadan Troci –?
Nga Prokuroritë e Apelit:
4. Luan Kaloci – u rrëzua
5. Bujar Hoti – ?
6. Arben Dollapaj – ?
7. Besa Nikehasani – u rrëzua
Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë:
8. Adriatik Cama – u rrëzua
9. Antoneta Sevdari – kaloi Vetting-un
10. Arben Nela – ?
11. Dritan Rreshka – ?
12. Shpetim Kurti – ?
13. Besnik Muci – ?
14. Gentian Osmani – ?
15. Besnik Cani – ?
16. Elsion Sadiku – ?
17. Dritan Prenci – kaloi Vetting-un
19.Vatë Staka – kaloi Vetting-un
KANDIDATËT PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR
Nga Gjykata e Lartë:
Artan Zeneli – u rrëzua
Medi Bici – ?
Nga Gjykatat e Apeleve:
Ilir Toska – kaloi Vetting-un
Nertina Kosova – kaloi Vetting-un
Besim Trezhnjeva – u rrëzua
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
Alma Brati – kaloi Vetting-un
Artan Laze – u rrëzua
Astrit Faqolli – ?
Bledar Abdullai – ?
Brunilda Kadi – ?
Brunilda Kasmi – ?
Dritan Hallunaj – ?
Manjola Xhaxho – kaloi Vetting-un
Marçela Shehu – kaloi Vetting-un
KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTESI
Artan Broci – ?
Altina Xhoxhaj – u rrëzua
Rovena Gashi – ?
Gentjan Trenova – u rrëzua
Fajtona Memçaj – kaloi Vetting-un
Enton Dhimitri – ?
Fatos Qato – ?
Ahmet Jangulli – ?
Vitore Tusha (anëtar zëvendësues) – kaloi Vetting-un
Shkëlzen Selimi (anëtar zëvendësues) – ?
Sotiraq Lubonja (anëtar zëvendësues) – ?
NUK KANË KALUAR VETTING-un
Fatos Lulo – Gjykata Kushtetuese
Fatmir Hoxha – Gjykata Kushtetuese
Altina Xhoxhaj – Gjykata Kushtetuese
Tom Ndreca – Gjykata e Lartë
Admir Thanza – Gjykata e Lartë
Adriatik Cama – Prokuror
Gentian Trenova – Prokuror
Artan Lazaj – Gjyqtar
Luan Kaloçi – Prokuror
Besim Trezhnjeva – Gjyqtar
Besa Nikëhasani – Prokurore
Artan Zeneli-Gjykata e Lartë
INSTITUCIONET E SISTEMIT TË DREJTËSISË
Institucionet që janë ngritur: Institucionet që nuk janë ngritur:
Vettingu Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion
Byroja Kombëtare e Hetimit
Prokurori i Përgjithshëm
KANË KALUAR VETTING-un
1.Arta Marku – Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme
2.Bashkim Dedja – Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
3.Vitore Tusha – Gjykata Kushtetuese
4.Edmond Islamaj – Gjykata e Lartë
5.Dritan Prençi – Prokuror
6.Anila Leka – Prokurore
7.Manjola Xhaxho – Gjyqtare
8.Fatjona Memçaj – Prokurore
9.Brikena Ukperaj – Gjyqtare
10.Marçela Shehu – Gjyqtare
11.Kostaq Beluri – Prokuror
12.Alma Brati – Gjyqtare
13.Vate Staka – Prokuror
14.Ilir Toska – Gjyqtar
15.Nertina Kosova – Gjyqtare
16.Antoneta Sevdari – Prokurore
KOHA JONË SONDAZH

