Dylgjeri: Baton Haxhiu apo Abu Batoni?

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka sulmuar ditën e sotme analistin kosovar Baton Haxhiu.

Duke e krahasuar Haxhiun me dy shqiptarë pjesë të organizatave terroriste ISIS, ku disa muaj më parë kërcënuar Shqipërinë, Dylgjeri shprehet se edhe analisti po kërcënon anëtarët e LSI-së në të njëjtën mënyrë.

Gjithsesi redakia e kohajone online mbetet e hapur për të botuar reagimin e Baton Haxhiut, ndonëse Ylli Dylgjeri u shpreh se sapo të reagojë kam një postim me të fortë, të cilin vetëm Batoni e dinë që unë e di!

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Ylli Dylgjerit

Swiss Digital Mobile Reklama

Baton Haxhiu apo Abu Batoni?

Seksioni i medias së ISIS, 6 muaj më parë, solli përmes dy shqiptarëve të Kosovës Abu Muqatil-i dhe Abu Bilqisi një kërcënim për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Dje, një parashikim tjetër i zi, i vjen shqiptarëve përmes shtypit vendas nga gazetari kosovar Baton Haxhiu. Edhe pse ende nuk dimë nëse e ka marrë pseudonimin Abu, në shkrimin e fundit Batoni i bën me dije anëtarsisë së LSI, një partie politike shqiptare, se një situatë e keqe do t’u vijë në ditët që vijnë. Arsyeja duket e përafërt me kërcënimin e anëtarëve të ISIS. Anëtarët dhe simpatizantët e LSI në këto zgjedhje adhuruan zota të tjerë…

Ja si kërcenonin dy Abu-të 6 muaj më parë shqiptarët:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?