E akuzoi si “shërbëtor të Shullazit”, deputeti i PS-Bashës: Je zhytur në llum

Vjen reagimi i deputetit të Durrësit, Jurgis Çyrbja, pasi kryetari i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha e quajti shërbëtor të Emiljano Shullazit, fill pasi dëshmoi në gjyqin e këtij të fundit. Çyrbja i kthehet Bashës dhe e akuzon se ishte pikërisht Shullazi dhe “të tijët” ata që i kanë mbrojtur votat në Farkë Lulzim Bashës.

“I nderuar Z. 21 janari, shitës i territorit shqiptar, hajdut i 350 milion eurove të rrugës së autostradës Rrëshen-Morinë. Unë jam marrë si dëshmitar për të dëshmuar kundrejt një cështje që ka të bëjë me një pronë, e cila është marrë forcërisht nga disa individë, të cilët sot ndiqen penalisht. Në dëshminë time në asnjë moment nuk është mbrojtur askush, përvec deklarimit të së vërtetës. Z. Humbës, e dimë të gjithë që nga dëshpërimi njëriu bën gjithcka, por unë nuk jam adresa se ku mund të hedhesh dëshpërimin tënd. I mbytur nga dështimet e tua kërkon të kapesh pas shkumës. Jo zotëri, se sot për ata qe ti po flet dikur i kishe në krahun tënd dhe të mbronin votat në Farkë e gjetkë që ju zotëri dështimi i dini shumë mire! Ti nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim sepse vetë je i zhytur i tëri në llum”,-thotë Çyrbja për BalkanWeb.

Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?