FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E Fundit/ Xhafaj: 40 grupe të strukturuara kriminale veprojnë në Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shprehur se në vendin tonë, veprojnë 40 grupe kriminale, me aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar kete të enjte ne “Opinion” lidhur me atentatin e Shkodrës, ka deklaruar se ajo nuk është një akt terrorist, por një tentativë vrasjeje me eksploziv.

Xhafaj tha se ngjarja ka lidhje me një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, për shkak të një konflikti në trafikun e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri tha se vrasjet e ndodhura gjatë këtyre kohëve, përveç kësaj të fundit, kanë ardhur për pasojë të konflikteve që kanë ndodhur jashtë vendit mes anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me atentatin e Shkodrës, ai tha se është një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, të cilët kanë përdorur një anëtar të grupit për të vendosur eksplozivin.

Agjentët kriminal që në hetimet e para zbuluan se atentatori nuk kishte lidhje me një tentativë vrasjeje që lidhej me Shkodrën, por jashtë këtij qyteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?