E hëna, radhë e madhe për Vetting. Shkëlzen Selimi pret vendimin

Dita e nesërme do të jetë mjaft e ngjeshur në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi plot 5 gjyqtarë e prokurorë do të dalin përpara vettingut.

Seanca e parë nis me gjyqtarin Gjykatës së Lartë që do të marrë vesh lajmin nëse do të qëndrojë apo do të përjashtohet për të paktën 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Në orën 9:30 do të përballet me KPK-në gjyqtari i të Lartës Shkëlzen Selimi, i cili mëson dhe vendimin e vettingut. Në orën 10:00 në sallë do të hyjë Bledi Mici, gjyqtari i fundit i Gjykatës së Lartë që i nënshtrohet Vettingut. Më pas KPK do të marrë “pushim” pasi seanca e rradhës do të nisë në orën 12:00. Përpara vettingut në mesditë do të dalë në seancë dëgjimore Gentjan Medaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Në orët e drekës rradha do t’i vijë një prokurori, Besnik Muçit. Muçi punon praë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe është i pari dhe i vetmi prokuror që nesër do t’i nënshtrohet vettingut. Së fundmi në orën 16:00 përpara komisioni do të dalë një grua për seancë dëgjimore, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kadi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?