E para e PD-së në Korçë, flet Valentina Duka: Ja telefonata e Bashës

Në tubimin e hapjes së fushatës elektorale në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi dekanen e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Valentina Duka, si nga emrat më të spikatur që kryesojnë listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.

Pedagogia dhe historiania e njohur Duka në një intervistë për “Panorama” shpjegon arsyet përse pranoi ofertën e Bashës për të drejtuar fushatën në qarkun e Korçës. Duka e vlerëson si mjaft cilësor ekipin e zgjedhur nga kreu i PD-së, Basha, dhe beson se përmes këtij ekipi PD-ja do të arrijë fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e listës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi për të qenë pjesë e ekipit konkurrues të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit më erdhi nëpërmjet një telefonate nga kryetari Lulzim Basha. Mesazhi ishte i qartë, i shkurtër e bindës: unë duhet të përfshihesha në një betejë politike për të sjellë në pushtet PD-në dhe për të hapur kështu erën e re të transformimit të gjithanshëm të Shqipërisë. Pas një hezitimi të shkurtër për të zgjedhur midis vijimit të karrierës sime akademike e universitare dhe kalimit në jetën politike aktive, unë vendosa për këtë të fundit. Natyrisht, edhe pas një konsultimi me familjen time. Pa dyshim, ka qenë një vendim shumë i vështirë po të kemi parasysh faktin se, ndonëse nuk është mbushur viti që unë kam marrë detyrën e dekanes së Fakultetit të Histori-Filologjisë të UT-së, kisha shtruar shina të fuqishme për realizimin e projektit për modernizimin e gjithanshëm të këtij institucioni. Megjithatë, mendova se fitorja e PD-së në këto zgjedhje u shërben interesave të larta të vendit, prandaj dhe u bëra pjesë e skuadrës që do ta përmbushë këtë mision të rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keni menduar më herët për t’u marrë me politikë?

Të them të drejtën, unë kam një histori politike. Kam qenë pjesë e PD-së që në fillimet e saj. Në vitet ‘90 kam kontribuar aktivisht në radhët e saj. Më vonë, kontributin tim politik e kam dhënë si pjesë e forumeve drejtuese të PDR-së për t’u tërhequr më pas nga politika, duke iu kushtuar tërësisht jetës akademike. Që të jem e sinqertë, nuk kam menduar se përsëri do t’i kthehesha veprimtarisë politike, por siç e shihni, ndodhi e kundërta.

Sa kohë keni që e keni marrë këtë propozim?

Propozimin e kam marrë të premten e shkuar.

Si e njihni Lulzim Bashën?

Zotin Lulzim Basha unë e kam njohur jashtë politikës, që në vitet ’90, kur ai ishte student i Universitetit të Utreht-it në Holandë. Më ka bërë përshtypje fakti që ai ishte një student i shkëlqyer i drejtësisë dhe një veprimtar i dalluar universitar. Unë ato kohë isha zv.rektore e Universitetit të Tiranës, i cili kishte bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Utreht-it dhe zoti Basha ishte një pikë e fortë lidhjeje midis dy universiteteve.

Çfarë mendimi keni për ekipin e ri në bazë të emrave që keni lexuar?

Ekipi i ri, me të cilin paraqitet PD-ja në këto zgjedhje, më duket një ekip cilësor në të gjitha drejtimet, një ekip që garanton fitoren e sigurt të PD-së.

Çfarë mendimi keni për mungesën e ish-ministrave dhe disa nga themeluesit e PD-së?

Nuk kam koment për këtë çështje. Kompozimi i listës është atribut ekskluziv i kryetarit të partisë.

Cila do të jetë kauza kryesore që do të mbështesni gjatë fushatës?

Shqipëria, një vend pa drogë e korrupsion, një vend pa varfëri e papunësi, një vend që garanton mirëqenie, siguri e drejtësi për të gjithë qytetarët e vet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?