FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pazakontë, kësaj ministrje Rama ia bëri postin surprizë

Qeveria e dytë e Ramës tashmë ka nisur nga puna mirëpo vlen për t’u theksuar se disa nga emrat e qeverisë të propozuara nga kryeministri ishin surprizë për publikun.

Ndër to edhe posti i ministres së Drejtësisë, i cili iu besua Etilda Gjonit, që deri atëherë kishte mbajtur postin e zëvendëses.

Në një intervistë dhënë për mediat ajo shprehet se propozimin e Ramës për të qenë ministre e ka mësuar nga televizioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘’Në fakt unë gjatë katër muajve kam qenë zëvendësministre dhe propozimin e kam marrë ashtu si shumica e qytetarëve nga televizioni. Dhe për mua kjo ka qenë një surprizë pavarësisht se kam qenë në postin e zëvendësministres”, u shpreh Gjoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

I çuditshëm është fakti se kryeministri Rama ka qenë mjaft i bindur që Gjoni do ta pranonte propozimin. Apo s’ndodh në vendin tonë që dikush të refuzojë postin ministror?! /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?