FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E vertetë se Basha refuzon të takojë ambasadoren Vlahutin?

Pas vizitës së ambasadorit amerikan, Donald Lu në zyrën e Lulzim Bashës, në selinë blu pritet të mbërrijnë edhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Greqisë do të jenë në mesin e pjesëmarrësve, raporton Politiko.al. Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 16:30.

Burime nga PD, bëjnë të ditur për Politiko.al se ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin nuk do të jetë pjesë e takimit. Nuk është hera e parë që Basha nuk preferon praninë e Vlahutin në zyrën e tij, madje në disa vizita të rëndësishme nga zyrtarët e Brukselit, kryetari i PD-së ka zhvilluar bisedime pa praninë e ambasadores.

Demokratët e akuzojnë Vlahutin si tërësisht në krah të qeverisë së kryeministrit Edi Rama në raportimet që bën në Bruksel për situatën në Shqipëri, veçanërisht në problemin e kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët ishte ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, që kërkoi një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili e priti në zyrën e tij. Takimi zgjati rreth 70 minuta dhe u zhvillua dy ditë pas protestës së opozitës para Kuvendit dhe zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e mazhorancës. Qëndrimet e Ambasadës së SHBA-së sollën përplasje me Partinë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

U pyet në selinë e PD për arësyen që pse Basha refuzon takimin me Romana Vlahutin, por ngritën supet dhe nuk dhanë asnjë koment.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?