FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe 239 kuti për tu numëruar, Rama drejt qeverisjes i vetëm

Po shkon drejt mbylljes procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamamentare të 25 qershorit.

Deri në orën 09:00 të mëngjesit të kësaj të marte është ezauruar numërimi i 95.54% i Qendrave të Votimit ose 5123 Qendra Votimi nga 5362 që janë në total.

Deri më tani kanë mbaruar 8 qarqe dhe prit 4 të tjerët për të dalë në rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur kanë mbetur edhe edhe 239 kuti pa numëruar në rang vendi PS vijon të ruajë 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe mandati i Tom Doshit në Shkodër nën siglën e PSD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trendi i mandateve qysh nga dita e djeshme ka patur luhatje shumë të vogla në deputetë dhe nuk pritet të ketë ndonjë surprizë deri të fund të numërimit. Në këtë rast PS arrin të sigurojë mandatet e nevojshme për të qeverisur e vetme vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?