Edhe i huaj mund të zgjidhesh Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Mazhoranca në këtë kërkesë propozon që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë çka nënkupton që Guvernatori mund të jetë edhe me shtetësi të huaj.

Lista e deputetëve socialistë që kanë firmosur kërkesën, kryesohet nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili edhe më parë ka deklaruar se është e nevojshme që të ndryshohet ligji për Bankën e Shqipërisë.

Gjithashtu në ndryshimet për projektligjin e Bankës së Shqipërisë propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Kjo kërkesë për ndryshim në ligj argumentohet me faktin se në kushtet kur Kushtetuta nuk percakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit apo anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë shqiptare, atëherë nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj.Kjo nismë vjen në prag të dekretimit të emrit të Guvernatorit të ri.

I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare presidenti Bujar Nishani konfirmoi se emri i pasuesit të Fullanit do të bëhet publik pas festave të nëntorit.

SHKARKO APP