Edhe kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close, bën thirrje për të votuar Erion Veliajn
Aktualitet Politikë E Enjte, 4 Maj 2023 19:51
Edhe kryebashkiaku i Brukselit bën thirrje që të votohet Erion Veliaj. Pas kësaj video Erion Veliaj shkruan: “Faleminderit për vlerësimin dhe mbështetjen miku im, Philippe Close.
Shumë i nderuar të kem përkrahjen e një kryebashkiaku shembull në Europë, si ju, me qytetin tuaj fantastik Brukselin”.
Janë të shumtë kryebashkiakët europianë, por edhe nga Ballkani Perëndimor, që bëjnë thirrje votuesve për Erion Veliajn.

