Edhe kryeredaktori i gazetës së PD, “Rilindja Demokratike”, del hapur kundër Lulzim Bashës

Nga Bledi Kasmi, kryeredaktor i gazetës së PD, “Rilindja Demokratike”:

“Këta janë të vertetë dhe nuk bëjnë sikur… Thirrjet e tyre sot janë gjëmim që ka zgjuar shoqerinë duke i bërë të shikojnë se ka dritë në këtë tunel të errësirës, dëshperimit, zhgënjimit, braktisjes dhe vrasjes së shpresës. Ata (te “Foltores”) janë njerëz të vertetë, pa grada e ofiqe. Ndoshta të varfër, por dinjitozë dhe krenarë që janë njerëz të lirë. Kështu ishim edhe në Dhjetorin ‘90 dhe atëhere diktatura na quante “vandalë”.

Kini frikë nga njerëzit e lirë, despotë e mëkembës të regjimit. Nëse nuk u pëlqejnë mos i provokoni (demokratët e Foltores) duke i ofenduar se ata shembin mure e regjime. Është koha e tyre!”, shkruan Bledi Kasmi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?