FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Edhe pak do jesh me PD-në”, Meta i kthen reston Ramës: S’jam më …

Në një drekë me veteranë dhe familje dëshmorësh në “Ditën e dëshmorëve”, në një kohë që kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë, as Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta,nuk e la pa përgjigje.

“Falenderoj ish-bashkëkryetarin tim të aleancës pasi unë s’jam më, ai vazhdon të jetë,” tha Meta në fillim të fjalës së tij.

Ndërsa pak më parë Rama tha: “I jap fjalën presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës, falë talentit të tij politik ka arritur të jetë përfaqësues i yni, por dhe përfaqësues i palës tjetër. Pala tjetër nuk e pohon, por as nuk e mohon. Kështu që jam i sigurt që do e pohoi pak më vonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta shprehu mirënjohjen e thellë për sakrificën që njerëzit e asaj kohe bënë për çlirimin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se falë tyre sot kemi cilës kemi ekzistencën e Shqipërisë, fitimin e lirinë dhe pavarësisë, por edhe kemi një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe kandidate të BE-së.

Ish-kryetari i LSI-së gjithashtu tha se tani me postin e ri, do të ishte më shumë pranë falimjeve të dëshmorëve.

Në fund të fjalës së tij, Meta u ndal edhe te “presidenti i zgjedhur”, ashtu si e cilësoi Rama:

“Shqipëria s’ka president të zgjedhur, mos e ngatërrojmë me Amerikën”.

Kujtojnë se në SHBA presidenti zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli, ndryshe nga Shqipëria ku zgjidhet me votim në Parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?