Edhe të të vdesin, edhe të të bëjnë me faj se “doje te vdisje”!
Vdekja e 23 vjeçarit nga Shkodra në Francë ka sjellë reagime të shumta. Spitali i Marsejës ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Florenc Beqirajt më 21 dhjetor.
Një zëdhënës i Spitalit ku humbi jetën i riu, ka thënë për “Reuters”, se 23-vjeçari shkodran “vdiq pavarësisht kujdesit që i ishte dhënë atij” nga ana e personelit mjekësor atje.
Në reagim, nuk përmendet asgjë lidhur me akuzat e familjarëve, se Beqirajt i hoqën tubin e oksigjenit që e mbanin në jetë duke mos pyetur të afërmit. Vdekja e Florenc Beqirajt ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, duke përfshirë edhe politikën.
Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azil. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente. Më 14 dhjetor, Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij të paraburgimit në Marsejë. 23-vjeçari u transportua në spitalin publik të qytetit francez, ku pas një jave në gjendje kome, humbi jetën. Sipas familjarëve, Florenci u dhunua në qeli. Ndërkohë policia franceze pretendon se i riu ka dashur ti japë fund jetës.
Edhe ministria e Jashtme shqiptare, në reagimin e saj për rastin, nuk sqaron akuzat e familjarëve për heqjen nga ana e mjekëve të tubave të oksigjenit që mbanin në jetë 23-vjeçarin:
“Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës, më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë, e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon”, njoftoi dje ministria.
Si ka mundësi që francezët të justifikohen se donte të vdiste vetë?! Si mundet ndërkohë që po priste të kthehej në Shqipëri? Diplomacia shqiptare duhet të kërkojë shpjegime dhe hetime deri në fund, pasi kjo mund të sjellë një valë antifranceze në vend dhe aq me tepër që familja e të ndjerit pret drejtësi për djalin 24 vjeçar të cilin ia futën në burg, ia rrahën dhe ia vdiqën në spital duke i hequr edhe tubat e oksigjenit në reanimacion.
Faqja e uebsajteve të ambasadave shqiptare në Europë është sulmuar ditën e sotme nga grupi hakerave shqiptarë “AnonymousAlbania”.Në mbishkrimin që ka lënë grupi në fjalë, kërkohet dorëheqja e ambasadorit tonë në Francë, Dritan Tolës.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e tij pasi nuk ka bërë aq sa duhet lidhur me rastin e të riut shqiptar, 23-vjeçarit Florenc Beqirajt, i cili ndërroi jetë në një spital në Francë, pasi u dhunua në një burg në Marsejë.
I riu nga Shkodra ishte shtruar në një spital në Francë në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët i hoqën aparaturat pa lejen e familjarëve.
Edhe pse autoritetet franceze thonë se vdekja e Beqirajt erdhi pasi ai vari vetën, familjarët dyshojnë se ai është vrarë në burg dhe ngjarja po fshihet.
Njoftimi i AnonymousAlbania
#NJFOTIM Websajtat e Ambasadave te shqiperis Jan jasht Funksionit (http://ëëë.ambasadat.gov.al/)
– Kerkojm dorheqjen e “Dritan Tola” si ambasador i shqipëris ne francë
– Duke e pasur parasysh masakrimin e #FlorencBeqiraj dhe mos marrjen e ndonje mase ndimëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola duke deklaruar se ka qen “vetvrasje” Ne kerkojm Dorheqjen sa më shpejt !! #DorheqjeDritanTola
Ne do te vazhdojm te protestojm deri ne dorheqjen e qeveritarve kurvash AnonymousAlbania
#JeSuisFlorenc #DuamDrejtsi
KOHA JONË SONDAZH

