Edi Paloka: Legen, para Trumpit u theve në dysh!
Ashtu si dhe mediave, as demokratëve nuk u ka shpëtuar video dhe pozitat e Ramës në të, teksa shfaqej në një qëndrim gati të gjunjëzuar ndaj Presidentit të SHBA-ve.
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka e ka fshikulluar kryeministrin përmes një statusi po në rrjetet sociale, duke i kujtuar kohën kur Edi Rama e quante Donald Trumpin (në kohën kur ky i fundit ishte akoma një kandidat për President) një turp për njerëzimin.
Paloka e quan Ramën një “legen” i cili në samitin e NATO-s, për t’i rënë në sy Presidentit të SHBA-ve, është “thyer në mes”.
Për më tepër lexoni postimin e Palokës:
“Legen…
Ben te fortin dhe arrogantin me te dobtit dhe popullin e tij.
E mbani mend se cfare tha per Trump atehere kur mendonte se nuk do zgjidhej. E quajti “turpi i njerzimit” . Shiheni tani si eshte thyer ne mes per nje foto, legeni”
KOHA JONË SONDAZH

