FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama, 200 mijë lekë për 1 fishekzjarr

Dalja e raporteve të fushatës elektorale që sapo u mbyll, duket se po nxjerr edhe shpenzimet e çmendura që janë bërë gjatë saj.

Në raportin e ekspertëve kontabilist të dorëzuar në KQZ, dallon shpenzime të padëgjuara më parë.

Kështu në ato që ka raportuar PS, vetëm 1 fishekzjarr është blerë 200 mijë lekë. Gjithashtu Edi Rama duket se ka mbajtur pas vetit edhe shumë njerëz, pasi vetëm në një rast janë transportuar 2 mijë pjesëmarrës në miting.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat duket se janë vetëm për mitingun e Tiranës, ku shpenzimet janë stratosferike për një fushatë në Shqipëri. E këto janë vetëm shifrat e mitingjeve të Edi Ramës, pa llogaritur ato të eksponentëve të tjerë socialistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja shpenzimet e mitingut të Tiranës:

Podium, 1 copë, 15,000 lekë

Karrige, 1 copë, 15,000 lekë

Banera, 1 copë, 15,000 lekë

Ekran LED 1 copë, 80,000 lekë

Ndriçimi, 1 copë, 80,000 lekë

Fonia, 1 copë, 80,000 lekë

Kamera, 1 copë, 15,000 lekë

Fotograf, 1 copë, 15,000 lekë

Flamur, 10000 copë, 2,000,000 lekë

Shirita dore 2000 copë, 200,000 lekë

Bluza 2000 copë, 600,000 lekë

Transport materiale, 1 copë, 15,000 lekë

Transport i pjesëmarrësve copë, 2000 individë, 600,000 lekë

Ujë, 2000 copë, 100,000 lekë

Piroteknik Fishekzjarrë, 1 copë, 200,000 lekë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?