Edi Rama dhe dhurimi i gjakut. Një keqkuptim që lindi nga një batutë
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e tha në mbledhjen e grupit të PS-së, ka dhuruar gjak bashkë me stafin e Kryeministrisë. Rama, njoftoi se bashkë me të, do të dhurojnë gjak edhe deputetët e PS-së si dhe ministrat e qeverisë.
“Seanca tradicionale e dhurimit të gjakut në kryeministri për vitin 2017 – Kush dhuron gjak shpëton jetë e ripërtërin gjakun e tij.”, shkruan Rama në Twitter.
Sapo mbaroi fjalimin në mbledhjen e grupit parlamentar, ku shefi i qeverisë e gjeti të rastit të bënte disa batuta me pirje dhe dhurim gjaku, Edi Rama shkoi në kryeministri. Nën praninë e kamerave është shtrirë dhe ka dhuruar gjak, i ndjekur edhe nga deputetët dhe ministrat. Pamjet u shpërndanë nga zyra e shtypit e kryeministrisë, që duke cituar Edi Ramën e pa të nevojshme të sqarojë se “i pari i qeverisë” e kishte me humor kur foli për pirje gjaku.
“Ndërkohë, i pari i qeverisë shtoi me humor se ky kontribut jetik i shërben edhe imazhit të vetë deputetit: “Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut”, shkruhet në njoftimin e qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

