FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama fillon spastrime dhe shkarkime masive nga Hipotekat. Nis ndëshkimi kolektiv

Kryeministri Edi Rama ka “shkarkuar” sot de fakto gjithë regjistruesit e hipotekave në vend. Në një takim të zhvilluar në kryeministri, i cili u transmetua edhe në kanalin “ERTV”, Kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e gjithë regjistruesve të republikës.

Argumenti i kryeministrit për dorëheqjet e lidhet me rezultatet në punë. Sipas kreut të qeverisë, hipotekat nuk kanë realizuar në kohë çështjen e legalizimeve. Deklarata e Edi Ramës ka qenë e papritur për shumicën e regjistruesve që ishin në takim.

Kjo pasi, rrethe si Gramshi, Kukësi, etj nuk kanë probleme me legalizimet. Në këtë mënyrë kryeministri ka vendosur të ndëshkojë në bllok gjithë zyrtarët edhe pse jo të gjithë kanë qenë me probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një status në Facebook, Edi Rama shkruan se si do të procedohet me emërimin e regjistruesve të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hipotekat një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit.  Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në hipotekë.  Hapi tjetër, me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta✌??” thotë kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154999918221523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?