Edi Rama: Gramoz Ruçi do jetë kryetari i Parlamentit

Kryeministri Edi Rama ka propozuar tashmë zyrtarisht emrin e Gramoz Ruçit si drejtuesin e ardhshmë të pushtetit legjislativ.

Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Edi Rama ka propozuar ashtu siç edhe përflitej, emrin e Gramoz Ruçit për kryetar të kuvendit. Sipas Ramës, ka ardhur koha që në parlament të ketë nivel debati e edukate dhe jo më një “rrumpallë” fjalësh e akuzash gjithëçfarëdo.

“Mandati ynë i ri kërkon që ne ti japim kuvendit të shqipërisë një kryetar të ri me autoritetin e posacëm Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm, por edhe figura politike që do të ndigjet në atë pozicion më të lartë.”-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e Taulant Ballës për kreun e grupit të ri parlamentar të PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?