Edi Rama: Habitem se si Meta nisi letër Trump
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të forta ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta për letrën që ky i fundit i dërgoi presidentit të SHBA-ve Donald Trump pas votës së Shqipërisë për Jerizalemin në OKB. Rama tha se ky ishte një gjest qesharak për presidentin dhe për vendin.
“Meta është politikan i vërtetë, por në rastin e asaj letre realisht jam habitur pasi e njoh mirë. Ka një moment tjetër kur Meta del nga vetja, por në këtë rast jam habitur. Si ka mundësi që një njeri me eksperiencë dhe përmbajtje të bëjë një akt kaq qeshrak për institucionin e Presidentit të Republikës dhe për shtetin.
Nëse Shqipëria do të mbante një qëndrim kundër SHBA-ve do të ishte e pabesueshme. Ne kemi mbajtur një qnëdrim që është mbajtur në koherencë. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga Berisha, Meta dhe Basha në të kaluarën. Qëndrimet në atë instancë do të ishin në krah të BE-së.
Letra e Metës është njëlloj si një heqje këpuce. Nuk arrij ta besoj dot që e ka bërë Ilir Meta këtë. Edhe Ilir Meta i dalë nga vetja nuk e bën këtë. Letra është absurde, qesharake dhe pakonceptueshme” – tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Top Story se çështja e Saimir Tahirit e ka vendosur në një pozitë të vështirë mazhorancën, por tha se duhet pritur deri në fund e vërteta.
“Duhet pritur nëse është fajtor apo jo, por është hera e parë që një shumicë nuk merr në mbrojtje një nga figurat e veta kryesore të akuzuar dhe nën hetim. Përkundrazi, i drejtohet opinionit dhe i thotë individit në fjalë që deri kur të provojë para gjykatës me fakte në dorë se është ai që thotë, nuk është me ne. Kjo është diçka që njerëzit besoj e kuptojnë shumë mirë se këtu kanë qenë. Nëse ajo që ndodhi do të kishte ndodhur dje”, u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se sipas sondazheve të kryera nga PS, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, socialistët jo vetëm ruajnë shumicën, por marrin katër mandate më shumë nga sa kanë aktualisht.
“Bazuar në anketimin e muajit tetor dhe nëntor dhe sot PS merr 78 deputetë. Këto i di Lulzimi, se edhe ai bën sondazhet e tij dhe këto i di edhe Ilir Meta”, deklaroi ai.
Sa i takon situatës së kanabisit në vitin 2016, Kryeministri thotë se ishte edhe si pasojë e reformimit të nisur qysh në 2013 të Policisë së Shtetit, por edhe goditjes së kultivimit të tij në Lazarat.
Kryeministri iu përgjigj i prerë pyetjes nëse shkarkimi i Saimir Tahirit kishte lidhje me kanabisin.
“Zero! I kam shpjeguar arsyet e vërteta. E kam thënë qysh në janar se ky është viti i fundit dhe i fitores përfundimtare të shtetit mbi këtë fenomen dhe fjala doli dhe fjala doli po ashtu kur rezultatet në zgjedhje. Falë përfshirjes me kohë të plotë të atyre që largova nga kabineti për t’u marrë vetëm me zgjedhjet dhe do të kisha bërë ndryshime edhe më shumë nëse do të kisha pasur arsye”, vijoi ai.
Kryeministri Edi Rama mbrojti zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku duke rikujtuar qëndrimin e ndërkombëtarëve për këtë.
Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se përmes kryeprokurores, Kryeministri kërkon të mbyllë dosjen e mëdha të politikës.
“Atëherë si ka mundësi që këta i kundërvihen si SHBA, ashtu edhe BE nëse do të ishte vërtet kaq flagrante zgjedhje e kryeprokurores duke shkelur Kushtetutën?!”, tha Rama.
Ai deklaroi gjithashtu se qeveria nuk ka ndërhyrë në asnjë moment tek Prokuroria kur ajo drejtohej nga Adriatik Llalla, megjthëse shton se Llalla ishte një zgjedhje 100 për qind e njërës palë dhe pa konsensusin e PS.
Visho Ajazi Lika, i emëruar nga Sali Berisha, i propozuar për ambasador nga Edi Rama dhe i dekoruar nga Ilir Meta. Kur paska qenë kaq konsensual, pse nuk e zgjodhët President të Republikës?
Visho Ajazi Lika është i pari shef shërbimi, që pavarësisht se është zgjedhur nga pala tjetër, nuk ka pësuar fatin e paraardhësve të tij. Ai është një aset i shërbimit dhe nuk ka arsye pse ta flakim në rrugë, kur mund ta përdorim, sigurisht edhe në konsultim me partnerët.
Projekti 1 miliard dollarë është një nga premtimet tuaja elektorale, që është pasuar me një sërë akuzash për pastrimin e parave të drogës dhe se në njëfarë mënyre ka nxitur edhe shqetësimin e FMN-së.
Fondi Monetar nuk ka kurrë-farë shqetësimi në lidhje me këtë projekt, pasi nuk shqetësohet për burimin e investimeve. Bankat në Shqipëri janë super të monitoruara dhe nuk ka shans që të ndodhë pastrimi i parave në to. Projekti ka nisur dhe ne do ta çojmë atë përpara.
Unë nuk e ndjek futbollin në Shqipëri aspak. Referuar faktit se një anëtar i PS-së mund të kandidojë, mund të them se çdo njeri është i lirë të bëjë ç’të dojë, por kjo nuk do të thotë që unë do të ndërhyj. Nuk kam ndërmend as të ndërhyj dhe as ta ndjek futbollin në Shqipëri.
A mund të kemi një parashikim për vitin 2018, pasi Lulzim Basha pak ditë më parë u shpreh se druhet se Shqipëria mund të hapë negociatat këtë vit.
Për fat të keq, Lulzim Basha, por edhe Monika Kryemadhi, po punojnë çdo ditë që të mos hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Por, pavarësisht kësaj, jam i bindur se Brukseli do të flasë drejt dhe do të hapë negociatat me vendin tonë, në 2018-ën.
KOHA JONË SONDAZH

