FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Hallall i ka ministrat PD

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë e Durrësit. Që në nisje të fjalës së tij, kreu i Qeverisë nuk i ka kursyer fjalët e bukura për gratë e pranishme në takim.

Kryeministri tha se ka një keqkuptim për marrëveshjen me PD. Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes është garantimi i zgjedhje. “Do hynim vetëm në zgjedhje, por çfarë na duheshin ne 120 deputetë?! Më thonë këto ditë që i dhamë shumë ministra PD. Por me atë që fitoi vendi hallall i ka PD ministrat deri më 26 qershor”,- tha Kryeministri.

Kryeministri e nisur fjalën e tij me një batutë, Rama tha se “Nuk ka rrethim më të bukur, se rrethimi grave. Dhe aq më tepër në një rreth kaq të madh, ku ngado të kthehesh të mbesin sytë. Po i mbaj sytë poshtë”. Fill pas kësaj, kreu i Qeverisë u ndal tek votimi i vettingut mbrëmjen e djeshme në seancën e jashtëzakonshme plenare. “Mbrëmë rritëm të votohej një moment i rëndësishëm. Dhe ky është një momenti i rëndësishëm. Shumica thonin mos ta vëmë në program se nuk e realizojmë dot. Por unë isha nga ata që insistonin do ta vëmë në program dhe do ta realizojmë. Unë i besoj asaj që njeriu duhet të përpiqet për të realizuar ato që dëshiron. Dhe kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë për të ndryshuar sistemin gjyqësor në vend, duke e pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, u shpreh kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?