Edi Rama: Ja kush është Armiku Publik Nr.1 i shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje të qytetarëve operacionin e zhvilluar sot nga Policia e Shtetit ku u arrestuan disa punonjës të tatimeve. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit që pronarja e një biznesi kishte bërë në adresën e kryeministrin, për sjellën e nëpunësve të shtetit.
Rama shkruan se këta lloj zyrtarësh janë armiku numër 1 i qytetarëve.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
“I MADH E I VOGËL TË NGREMË KRYE NDAJ KËTIJ SOJI
Dje më dërgoi një mesazh një zonjë e torturuar nga këta grabitqarë! Asnjë fjalë tjetër nuk i përcakton dot besnikërisht këta “hetues tatimorë”, të cilët me aktin dhe paraqitjen e tyre të sjellin stomakun në fyt! Këta janë Armiku Publik Nr.1 i popullit shqiptar sot dhe i madh e i vogël, duhet të ngremë krye kudo dhe kurdo na dalin përpara…
I kishin mësyrë në lokal dhe i kishin kërcitur, për herë të dytë, gjobën e paligjshme të rrugaçërisë së tyre. E cila kishte qenë edhe më e kripur se e para. Pas një ngurrimi paraprak në bisedën që patëm, zonja pranoi që t’ia tregonte zyrtarisht Policisë së Shtetit përvojën e saj të hidhur dhe tanimë grabitqarët janë aty ku e kanë vendin.
Nuk do të lodhem së përsërituri shprehjen e bindjes time se ky vend jo vetëm duhet, po mund të shpëtojë njëherë e mirë, nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar. Kjo bëhet duke ndërtuar koalicionin e madh të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, si një domosdoshmëri jetike për shoqërinë sot dhe për Shqipërinë që duam nesër.
Po punojmë papushim për ta pasur gati bashkë me qeverinë e re edhe Platformën online të Bashkëqeverisjes, e për ta filluar ushtrimin e mandatit me çeljen njëkohësisht të regjistrimeve të anëtarëve të koalicionit nga e gjithë Shqipëria, pa dallim bindjesh politike”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154982203576523/
KOHA JONË SONDAZH

