FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Edi Rama ka bërë karrierë duke iu servilosur Ilir Metës”

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut është diskutuar në lidhje me situatën ku ndodhet vendi, pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve dhe reagimit të kryeministrit se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.

Analisti Armand Shkullaku është shprehur se, pavarësisht sulmeve që po i bëhen presidentit të Republikës, kryeministri Edi Rama ia ka nevojën. Sipas tij, Rama ka bërë karrierë politike duke iu servilosur Metës.

“Edi Rama ka bërë karrierë duke iu servilosur Ilir Metës. I shkruante fjalimet, dikur. I shkonte pas për të luftuar Fatos Nanon, u bë kryebashkiak prej Ilir Metës. Ja ky është Edi Rama, sa herë ka hall shkon te Ilir Meta”, u shpreh Shkullaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?