Edi Rama: Ka kulla vrojtimi në funksion të sigurisë se pushuesve

Edi Rama shkruan se plazhet janë me kulla vrojtimi. Ja se ç’shkruan kryeministri këtë të dielë në mesditë: “Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren”.

Dhe pas tekstit optimist të kryeministrit ai ka postuar disa foto me kulla vrojtimi, por që disa foto duken si të marra nga facebooku i rrjeteve sociale. Pak pasi u postua statusi një turist i huaj humbi jetën në Velipojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?