Edi Rama ka një njoftim të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 150 makina luksoze të drejtuara nga persona VIP do të kalojnë në Shqipëri dhe gjatë orëve do të ndalojnë për të festuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Kalimi në vend i karvanit të famshëm të supermakinave GUMBALL 3000, është një iniciative në kuadër të nismës për promovimin e turizmit të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

ALBANIA SUPERSTAR NIGHT????

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shumë përpjekjesh të finalizuara vitin e shkuar, për promovimin e Shqipërisë Turistike, karvani i famshëm i supermakinave GUMBALL 3000, nga Riga në Mykonos 2017, kalon nëpër Shqipëri dhe ndalon sot në kryeqytetin tonë✌️

Prej orës 17:00 në sheshin Nënë Tereza, nis festa në pritje të karvanit. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 e do të qëndrojnë deri nesër paradite.

DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e karvanit dhe pritet të ketë një performancë surprizë në mesnatë?

Bashkëlidhur një moment ndalese i karvanit GUMBALL 3000 në Dubrovnik?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?