FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama: Kryetar Parlamenti do jetë Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Edhe pse emrat e ministrave të rinj do të mësohen në muajin shtator pas analizës pas zgjedhore, emri i Kryeparlamentarit të ri u mësua nga vetë kryeministri Edi Rama. I ftuar në “Top Story”, ai konfirmoi se për të, Ruçi është 100 % emri që duhet të drejtojë Parlamentin.

“Uroj mos të kem telefonatë pas emisioni, pse s’më ke thënë mua”, tha Rama, duke nënkuptuar kështu, se këtë vendim të tijin nuk e ka konsultuar më herët me Gramoz Rucin, deputetin e Fierit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?