Edi Rama: Më tregoni emrat e zyrtarë që kanë abuzuar

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër nismë për administratën. Në një shënim në Facebook, ai fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë rastet kur nuk kanë marrë shërbimet e duhura nga zyrtarët e shtetit.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem?✌️??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?