Edi Rama: Mos me shkruani se nuk jam zyrë pune!

Një ftesë publike që kryeministri Edi Rama bëri gjatë ditës së djeshme është keqkuptuar nga shumica e shqiptarëve, të cilët i janë drejtuar adresës elektronike “shqiperiaqeduam@kryeministria.al duke kërkuar vende pune.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur një reagim të sotëm me një falenderim për 800 të interesuarit e parë vetëm në 24 orë, por ai thotë se ndjen nevojën për të bërë edhe një sqarim. Sipas Ramës ftesa që ai i ka bërë shqiptarëve, ishte për të gjetur persona të suksesshëm brenda dhe jashtë vendin që mund të japin kontributin dhe idetë e tyre në fusha specifike, për të përmirësuar kështu katër vitet e ardhme të qeverisjes, në rrugën që Rama e quan, Shqipëria që duam.

Për rastet e kërkesave për punë, shefi i mazhorancës sqaron se ato trajtohen nga institucionet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?