Edi Rama: Ne si PS do të vazhdojmë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit

Nga salla e Parlamentit, Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe më i vendosur që PS-në ta çojë të vetme në zgjedhjet e 30 qershorit. “Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por pa diskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe jo partive. Ne kemi gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtë parlamentare por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti, që buron nga një mandat i qartë, në bazë të të cilit është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi: “Na falni po ata që nuk i zgjodhët për të qeverisur do të kenë prioritete në raport me ju që na zgjodhët për të qeverisur”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës në kuvend kreu i qeverisë tha se raport progresi i Komisionit Evropian që rekomandon hapjen e negociatave, është mjaft objektiv por vendimi i Këshillit të Europës nga të gjitha vendet anëtarë në BE, është politik dhe ndaj angazhimi i politikës së brendshme në Shqipëri duhet të jetë në favor të këtij procesi.

“Mes rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave, dhe vendimit politik të KiE, ka një hapësire kohore dhe subjektivizmi politik ku Shqipërisë i takon të bëjë të vetën, dhe partive u takon të jenë bashkë në një zë. Mjafton të shohësh reagimet e opozitës rrugore në raport me raportin e progresit për të kuptuar se jo vetëm që nuk ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne që jemi këtu pavarësisht dallimeve dhe kundërshtimeve që kemi këtu, dhe me gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan BE-në, është e qartë që ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe alibi negative të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës, aq më pak çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Është për të ardhur keq, e pakuptimtë në aspektin strategjik, se negociatat nuk janë të një partie, i gjithë ky proces nuk ka qenë procesi i një pale”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?