Edi Rama në Vlorë: Unë vij pas Ismail Qemalit….

Kryeministri Rama mbylli fushatën elektorale të PS-së në qytetin e Vlorës dhe siç pritej ai ju referua disa herë në fjalim, njeriut të Pavarësisë, Ismail Qemali.

“Jam i dyti kryeministër i Vlorës, pas Ismail Qemalit. Kam një emocion që nuk ua tregoj dot që po përfaqësoj Vlorën. Kam bërë për Vlorën për 44 muaj aq sa munda. Në 4 vitet që vijnë, po ma dhatë besimin si stërnipër apo stërmbesa të Ismail Qemalit, do të bëjmë 4-fishin e këtyre që janë bërë në 44 muaj.

Ma jepni besimin pa hedhur votë në xhepat e Lulit, të Ilirit, të Shpëtimit, të Dashit të Havasë apo Vangjelit të bakllavasë. Shqipëria që kemi nuk është Shqipëria që duam. Eshtë dëshpëruese dhe e lodhshme për njeriun që kërkon një hipotekë e një licencë dhe kjo duhet të marrë fund më 25 qershor”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?