FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama nuk ndalon, edhe sot me “kadrinjtë” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në facebook, ka folur për herë të parë për ish-ministrin e Financave të PD dhe sesi e bindi Ridvan Bode që të pranonte propozimin për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Reagimi i Ramës u nxit pas një komenti të një ndjekësi në rrjetin social, i cili i drejtohet Ramës se me emrin e Ridvan Bodes po bën diverson ndaj demokratëve. Dyshimet janë se këto komente e “popullit” i thur vetë Rama, përbukuri, në mënyrë që të dalë te personi që do të “masakrojë”  apo te ideja që do të përçojë.

Sidoqoftë një Ismet London i shkruan Ramës: “O pall shif ato qi s’kanë buk me honger si i ke lon ke rruga me polica dhe do me ju prish shpiat dhe mos bo diverzion me Ridvan trathtarin se nuk i ha populli manovrat tuja!; ke për të ik zvarr o legen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Rama thotë se komunikimi i tij i vetëm me ish-ministrin e PD, ka qenë përmes një mesazhi telefonik, të cilit Bode siç shprehet Rama i është përgjigjur pozitivisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?