FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama ofendon rëndë doktor Halim Kosovën (Foto)

Ethet e fushatës elektorale duket se shpesh herë kandidatët të dalin nga “vetvetja” me deklaratat që artikulojnë në takime apo në media.

Dy ditë më parë krijoi një reagim të ashpër një deklaratë e deputetit të PD-së, Arben Imami, i cili duke komentuar listat e Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit ofendoi edhe gratë.

“Basha hoqi Topallin dhe vuri në listë gra që kanë pjellë nga 3 – 4 kalamaj”, tha Imami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë pati shumë reagim negativ aq më tepër nga gratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa sot duket se ishte radhe e Edi Ramës për të bërë “gafën” e radhës.

Në një takim në Rrëshen Rama tha se PD ka shkelur ligjin pasi nuk plotësoi dot në kohë listat për deputetë pasi nuk kishte kandidatë.

Më vonë Rama publikoi një foto në rrjetet sociale duke ironizuar listat e PD-së, por njëkohësisht duke ofenduar rëndë doktorin e njohur, pjesë e demokratëve Halim Kosova.

Rama publikon foton e një person që është futur në të pasmet e një elefanti, që sipas Ramës ky person i bie të jetë Halim Kosova, ndërsa ngjitur me të është një montazh i Lulzim Bashës.

“Halim Kosovai bashkohet kërkimit të PD-së për kandidatë” shkruan Rama.

Ky është nëj ofendim i rëndë për doktor Kosovën, një gjinekolog i njohur, i respektuar në gjithë Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?