Edi Rama: T’i japim partisë një profil të ri politik që na siguron se PS ka zë në territor

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur në Asamblenë e PS për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e krytarëve të rinj të degëve.

Kongresi i hapi rrugë një procesi shumë të rëndësishëm të PS, për të hyrë në zgjedhjet e reja. Është një proces që i jep mundësi anëtarësisë, por edhe simpatizantëve dhe mbështetësve që të përfshihen në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë, duke propozuar kandidatura apo duke avancuar kandidaturën vetjake. Dhe nga ana tjetër, procesi do të garantojë që të gjithë kandidatët për drejtimin e PS në cdo bashki të kalojnë përmes një rruge e cila, përvec se garanton hapjen e partisë, mundëson vlerësimin, garanton konkurencën për kandidatët dh siguron meritën në përzgjedhjen e tyre. Në fillim të korrikut të bëjmë miratimin e kandidatëve fitues.

Komisioni do të ketë një detyrë të posacme për të prekur të gjithë territorin dhe për të spjeguar procesin që mos ketë as keqkuptime as të përjashtuar dhe më pas për të garantuar që të gjithë kandidatët që do kalojnë fazën e parë të kenë mundësi të ballafaqohen përballë një asambleje bashkie që duhet të jetë e hapur. Më pas komisioni do të bëjë vlerësimin dhe do t’i propozojë kryesisë të bëjë miratimin përfundimtar të kandidatëve fitues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është me rëndësi të mbahet parasysh se kjo nuk është në zgjedhje e radhës, por një zgjedhje me rëndësi të madhe për të ardhmen e PS, për zgjedhjet e ardhshme vendore, për të cilat ne e kemi nisur punën, dhe do i kushtojmë gjithë vëmendjen, por është e rëndësishme për vitet që vijnë për të gjithë këtë dekadë. Është domosdoshmëri t’i japim drejtimit të partisë në territor një profil të ri politik që na mungon, na siguron që partia ka zë në territor“, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?