FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama u përgjigjet të gjithë kritikëve: Ju nuk dini çfarë flisni

Nga qyteti i Durrësit, në një takim me socialistët Edi Rama i është rikthyer debatit për listën e zyrtarëve të korruptuar që publikoi në Faceook.

Kryeministri tha se lista është publike dhe denoncimet kanë qenë në facebook. “Kjo nuk është fletërrufe. Të gjithë ata që kritikojnë u them që nuk dinë se çfarë flasin. Ne synojmë të ndërtojmë në administratë të përgjegjshme”,- tha Edi Rama.

Publikimi i emrave të 100 zyrtarëve që sipas Kryeministrit kanë abuzuar me ligjin duke u bazuar në denoncimet anonime në Facebook ka sjellë reagime të shumta. Nuk janë vetëm qytetarë dhe partitë politike që e cilësojnë si një gabim moral shpalljen fajtorë të zyrtarëve vetëm mbi bazë denoncimesh anonime. Juristë dhe përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinikit e cilësojnë publikimin e kësaj liste si një shkelje ligjore nga Kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?