Edi Rama: Voskopoja,Kodiket për historinë e Shqipërisë në qindvjetët XVII-XIX.
Nga Edi Rama.
AMARCORD
“Sa të hijshëm janë hapat e atij që sheshon udhën e Tënzot”, janë fjalë në Bibël që shpesh i janë aplikuar Shën Gjon Pagëzorit apo Pararendësit, i cili, në Shqipëri, ka qeëe veçanërisht pajtor i një qyteti famëmadh dhe unik në shumë aspekte, Voskopojës së qëmotshme.
Qyteti ku u poqën mes kulturave të ndryshme dhe gërshetimit etnik shqiptarët dhe banorë të tjerë të rajonit për disa shekuj me rradhë, kurorëzohej në lartësitë e tij nga manastiri i shquar i Shën Joan Prodhromit (Pararendësit), në të cilin, si bletë punëtore, murgjit thurën kodikun me të njejtin emër, burim parësor për historinë e Shqipërisë në qindvjetët XVII-XIX.
Jo vetëm shkrimet e Ilo Mitkë Qafëzezit, por edhe monografia madhore e Prof. Pëllumb Xhufit mbi Voskopojën, rrezatimin dhe tragjeditë e saj, mund te shfleton me interes në një ditë si kjo e cila përkon me triumfin e verës, diellit dhe gjallimit të parreshtur të jetës.
KOHA JONË SONDAZH

