Edit Harxhi – Bashës: Sot e mbylle karrierën, por more dhe nderin e PD me vete…
Rrjedhja e votave të opozitës së djathtë në drejtim të mazhorancës së PS-së dhe votimit të Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit, ka sjellë reagime të shumta sidomos në radhët e PD-së.
Një ndër ta është edhe Edit Harxhi, ish-zv.ministre e Jashtme, kur ministër ishte vetë Lulzim Basha, anëtare e kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar.
Për Harxhin, Lulzim Basha e ka mbyllur sot karrierën politike, por jo vetëm kaq.
Ja çfarë shkruan Edit Harxhi në Twitter:
Lulzim Basha e mbylli sot karieren e tij politike dhe morri me vete edhe nderin e PD,bashke me ata qe u bene pale sot me pinjollet e komunizmit.

KOHA JONË SONDAZH

