Edmond Islamaj i Gjykatës së Lartë kalon Vettingun
Gjyqtari i parë nga Gjykata e Lartë që hyri në Vetting dhe doli i pastër është nga Durrësi. Ai quhet Edmond Islamaj dhe thuhej edhe më parë se të kalonte në “sitë” se mbetej një nga gjyqtarët më të mirë të gjykatave shqiptare.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi shqyrtoi dosjen me të dhënat e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, vendosi të deklarojë të “pastër” figurën e tij. Me kalimin e këtij procesi, Edmond Ismailaj i cili u pa i qeshur në seancë dhe duke përshëndetur të pranishmit në sallë, në një deklaratë të shkurtër për mediat, tha: Përgjegjshmëria shpërblehet.
Edmond Islamaj dukej i qetë që para se të hynte në Vetting, pasi pastërtia dhe korrektesia e tij e bënte të sigurtë.
KOHA JONË SONDAZH

