Edmond Panariti: Basha, zëdhënësi i Rilindjes

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë një prononcimi për mediat në Korçë, pasi vizitoi një kompani e cila ka përfituar fonde nga skemat e financimit të Ministrisë se Bujqësisë, i është përgjigjur edhe akuzave, edhe personale te kreut të opozitës, Lulzim Basha, të bëra sot nga Dibra.

“E dëgjova sot zëdhenesin e Rilindjes, teksa fliste për bujqësinë dhe akuzonte mua si ministër bujqësie për ceshtje fondesh, për mungesë subvensionesh etj. Por, ai nuk e di, se si e gjetëm bujqesinë kur e morëm pushtetin ne 2013, me një mbështetje  qesharake, si asistence sociale. E gjetëm në raportet e import-eksporteve 1 me 7, e gjetëm në një gjendje mjerane. Ndërkohë që shumëfishuam sipërfaqet e serave, trefishuam prodhimin e brendshem, shtuam subvensionet e grandet e sot bujqesia është rritur ndeshëm. Po ashtu, 3-fishuam eksportet e produkteve bujqësore etj”, theksoi Panariti.

Më tej, në lidhje me mungesën e fondeve në bujqësi, Ministri Panariti ripërseriti shqetësimin e tij. “Ne kemi kërkuar rritje fondesh, kemi kërkuar shtim të tyre por nuk na është dhënë. Por, kur ne të marrim pushtetin, do të 5-fishojme fondet per bujqësinë dhe do ta lehtësojmë atë nga taksat, duke ia bëre zero. Kjo është edhe një nga pikat e forta te programit të LSI”, tha Ministri i Bujqësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë iu përgjigj edhe një tjetër akuze personale të bërë nga Basha, nga Dibra. “E dëgjova teksa përgojonte sot emrin tim. Por, ne këtë rast, Basha nuk e ka me mua, por me panaritasit, banorët e një treve me histori te shquar në historinë e Shqipërisë, një zone me tradita dhe patriotike. Jam i sigurt se, panaritasit do t’ja kthejne këtë dhe do te dinë si të përgjigjen në 25 qershor”, theksoi Ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Z.Panariti vizitoi sot në Korçë, kompaninë Pro-Fast, e cila ka në fokus perpunimin e mishit për fast-food dhe eshte zgjeruar me subvension nga Agjencia e Zhvillimit Bujqesor, Rural, 15 milionë lekë të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?