FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edmond Spaho: Gjashtë arritjet e protestës në çadër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News ka argumentuar arritjet e protestës së opozitës në çadër.

Pjesë nga deklaratat:

Spaho: Ajo që ka arritur çadra janë shumë më tepër se sa ajo që kemi arritur në Parlament 3 e gjysmë.
-E them se brenda një periudhe tremujore u arrit që çështja e kanabisit të ndërkombëtarizohej.
-Prej fillimit të aktivitetit tonë si opozitë e kemi ngritur shqetësimin e kultivimit të drogës. Hahn na garantoi që janë krejt të informuar mbi shtrirjen e këtij fenomeni dhe BE do të angazhohet seriozisht për ta luftuar dhe zhdukur me rrënjë këtë.
– Sot është pranuar që prapa këtij fenomeni është angazhuar edhe policia jo vetëm si një trupë që e vinte re fenomenin, por vihej në shërbim të grupeve kriminale. –

Swiss Digital Desktop Reklama

-Rrjedhojë e rezistencës në çadër është largimi i ministrit Tahiri.
-Ministri Tahiri është konsideruar ministri më i suksesshëm nga zt.Rama. Sot ministri Xhafaj e ka ngarkuar me faj, e ka bërë përgjegjës për këtë shtirje të gjerë të drogës në Shqipëri.
– Sikurse u largua një tjetër ministër i akuzuar për afera korruptive. Ministri i cili po na realizonte të ashtuquajturën shëndetësi falas. Po kështu është pranuar edhe influencimin e parave nga droga në zgjedhje.
-Çadra arriti edhe objektivin e deklaruar se nuk ka zgjedhje farsë. Me zgjedhjet në Kavajë, kryeministri u tërhoq nëse ma lejoni të them me “bisht ndër shalë”. Një ditë para tërheqjes kishte deklaruar se zgjedhjet në Kavajë do të bëhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?