Eduard Selami: Thirrje publike Z. Basha

Rivali në garë për kryetarin e PD, Eduard Selami i ka bërë thirrje publike Lulzim Bashës të dëshmoj vullnetin për transparence në garë.  Në nje koment të tij në Facebook, Selami dëshmon se gara po shkon drejt shkatërrimit dhe Basha nuk pranon të bëj publike as listat e votuesve dhe do të  mbetet përgjegjes për këtë.

Selami shkruan:

“Nderrimet e lidershipeve te partive jane operacione delikate edhe ne vendet me demokraci te perparuara, prandaj ata kane rregulla loje brenda tyre. Ajo qe eshte per te ardhur keq ne PD eshte se edhe vete zoti Basha po kontribuon ne rremujen e krijuar sepse garen e ka filluar me ngutje dhe jo me nje analize qe do te deshironim qe te gjithe ta bente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Une i kam kerkuar disa here qe te shtynte daten 22 korrik si daten e zgjedhjeve ne menyre qe gara te jete e barabarte, sepse eshte kohe e pamjaftueshme. T’i linim demokratet te merrnin fryme nga humbja e 25 qershorit, te benin dhe ata nje analize.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kam kerkuar edhe te dorehiqej, ne menyre qe garen ta fillonim ne kushte te barabarta. Sot ai i ka te gjitha, eskorten, kryesine etj. Ju do thoni, po ti pse u fute ne gare? Sepse mendoj se po mos te futesha, demi qe do i shkaktoja PD do ishte me i madh.

I kam kerkuar gjithashtu qe listat e anetaresise te jene publike. Ne duhet t’i leme qytetaret shqiptare, edhe ata qe s’jane anetare te PD, te shohin se cfare po ndodh ketu sepse ne nuk jemi parti ilegale.

Gara duhet te jete e hapur. Basha me premtoi se do te kishte debat publik mes nesh dhe nuk i la kamerat te ishin prezente. Nese duam te fitojme besimin e shqiptareve, ne duhet te bejme transparence brenda vetes sone.

Z.Basha ka plotesisht te drejte kur thote qe zgjedhjet ne 25 qershor nuk arriten standardet dhe ishin te padrejta. Por si mund ta fitojme te drejten dhe besimin per zgjedhje te ndershme dhe te drejta tek demokratet, tek qytetaret dhe tek komuniteti nderkombetar kur ne vete nuk po bejme zgjedhje te barabarta brenda forces politike…

Duket sikur se me shume se sa per ringritjen dhe bashkimin e PD, Lulzim Basha po mendon per mbajtjen me cdo kusht te postit te kryetarit dhe kjo eshte e gabuar. Une kam besim se ne 22 korrik, demoratet do ta ndeshkojne Lulzim Bashen per kete qendrim te padrejte.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?