FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekstradimi i Ballistit/ Reagon Ministri Demiraj, ja porosia që i jep ambasadores kroate

Pas kërkesën për të ekstraduar Isamil Morinën, i njohur si Ballist Morina, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Dje u zbulua se Morina do të ekstradohet në Kroacia drejt Serbisë por Ministri sipas deklaratës të shpërndarë nga zyra e shtypit, ka qenë në dijeni.

“Lidhur me çështjen e arrestimit për efekte esktradimi të shtetasit shqiptar Ismail Morina, Ministri i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, që një muaj më parë sapo është njohur me ndalimin e tij”, thuhet në deklaratën e Ministrisë. Më tej nënvizohet se Demiraj ka marrë mënjëherë kontakt me ambasadoren kroate në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga, të cilën e ka informuar në detaje për çështjen në fjalë.

Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e Morinës, ka vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj cështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?