Ekstradimi i Seitit ”gabim”, Manjani: Veprimtari kriminale shtetërore

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është rikthyer çështjes së ekstradimit të Nezar Seitit. Duke marrë shkas nga deklarata e deputetes së PS-së, Vasilika Hysi që e cilësoi ekstradimin një gabim, Manjani thotë se krimi nuk është gabim.

”Më vjen mirë që të paktën e pranojnë që ky Ekstradim u bë në shkelje të ligjit Shqiptar! Këtë gjë pak a shumë pranoi edhe Ministri i Brendshëm, kur “la në baltë” kolegen e tij ministre të Drejtësisë duke pranuar se “nuk do ta kishte firmosur një ekstradim të tillë”,-shkruan Manjani.

Duke shtuar se nuk është gabim njerëzor, por një veprimtari shtetërore e kryer me faj të rëndë dhe në bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të gjithë këto zyrtarë me në krye Ministren dhe Prokuroren e Përgjithshme KISHIN PËR DETYRË të dinin statusin ligjor dhe ta mbanin këtu të pandehurin! Kjo është çështje tipike për Krimet e Rënda! Jo për prokurorinë e Durrësit! Subjektet që duhen hetuar janë për në burg e jo për plazh! Ky nuk është gabim, por krim i rëndë madje”,-shton më tej Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Zonja Vasilika Hysi, profesore e së drejtës dhe deputete e Kuvendit, sugjeron se..”ekstradimi i Seitajt, mund të jetë një gabim”! Më vjen mirë që të paktën e pranojnë që ky Ekstradim u bë në shkelje të ligjit Shqiptar! Këtë gjë pak a shumë pranoi edhe Ministri i Brendshëm, kur ”la në baltë” kolegen e tij ministre të Drejtësisë duke pranuar se ”nuk do ta kishte firmosur një ekstradim të tillë”.

Ndërkohë reagimi i vetë Ministres dhe më herët i Prokurores së Përgjithshme është krejt tjetër gjë. Asnjëra nuk tregoi ndonjë shenjë pendese, aq më pak ndonjë ndjesë! Të dyja me arrogancë mbrojnë pozicionet e tyre absurde në shkelje të ligjit!

E përsëris: sipas ligjit tonë askush nuk mund të ekstradohet në një shtet tjetër, nëse ndaj tij ka një çështje penale të hapur në Shqipëri! Kjo kërkesë ligjit e vendosur në kontekstin e përgjegjësive ligjore që kanë, kur nuk zbatohet bën përgjegjës direkt: Ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm!

Kjo është përgjegjësi me faj dhe jo gabim njerëzor, siç mundohet ta shesë zonja Hysi! Është e gjitha një veprimtari shtetërore e kryer me faj të rëndë dhe në bashkëpunim!

Prokurori i Krimeve të Rënda, në vend të bëjë deklarata publike, duhet të hetojë me përparësi: Prokuroren e Përgjithshme, Ministren e Drejtësisë, drejtoritë e Marrëdhenieve Juridiksionale në të dyja institucionet, zyrën e Interpolit, drejtuesit e Burgjeve dhe grupin e gjykatësve dhe prokuroreve që kanë kryer procedurën e ekstradimit!

Të gjithë këto zyrtarë me në krye Ministren dhe Prokuroren e Përgjithshme KISHIN PËR DETYRË të dinin statusin ligjor dhe ta mbanin këtu të pandehurin! Kjo është çështje tipike për Krimet e Rënda! Jo për prokurorinë e Durrësit! Subjektet që duhen hetuar janë për në burg e jo për plazh! Ky nuk është gabim, por krim! i rëndë madje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?