Ekstradimi i Seitit, PD thërret në interpelancë urgjente ministren

Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për ekstradimin e Nezar Seitit. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibaj tha se Nezar Seiti u “rrëmbye” nga shteti ditën kur do tregonte gjithçka për Tahirin.

”Nezar Seiti është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i Prokurorisë së Kimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ky është një akt më i rëndë sesa trafikimi i drogës nga Saimir Tahiri”,-Alibeaj.

Për këtë arsye PD-ja ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj si përgjegjëse kryesore për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit, financier i bandës Habilaj-Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?