FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elhaida Dani në krah të Veliaj për garën e Tiranës

Në një video të postuar në Facebook, Erion Veliaj shprehej se “Fjala grua është në çdo rresht të programit tonë sepse ne të majtët, socialistët dhe progresistët, besojmë te familja. Çdo ditë flasim për temat që secili prej nesh diskuton në tavolinën e bukës, për shkollat, rrugët, pastrimin e qytetit dhe hapësirat për parqe e lulishte, ku luajnë fëmijët tanë. Prandaj, edhe në Këshillin e ri Bashkiak kemi 50% femra”. Në këtë video, ndër gratë e shquara të kryeqytetit që përkrahin Veliajn, papritmas shfaqet edhe këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani.“Erioni ka kaq shumë ide, ka kaq shumë energji sa ndonjëherë është e vështirë ta ndjekësh. Energjia e tij i duhet Tiranës”, thotë Elhaida.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?